Strehëza Veterinare në shërbim publik të katërputroshëve të Tiranës.
Strehëza Veterinare është një strehë publike e administruar nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ku qentë endacakë :
- Trajtohen
- Vaksinohen
- Sterilizohen
Pasi ju jepet përkujdesje dhe dashuri nga ana e stafit të veterinerëve qenushat janë gati të adoptohen nga ju me përgjegjësi. Kujdes! Strehëza nuk shërben si hotel për qenushat me pronar. A do të jetë shtëpia e tyre e re, e juaja?!
Po kërkon një qenush?
Qëllimi ynë është të gjejmë shtëpi të qëndrueshme për kafshët që janë nën kujdesin tonë. Mëso më shumë sesi të adoptosh një mik të ri.
Fushata

Bela jonë lozonjare kërkon një familje
Bela jonë lozonjare kërkon një familje. Adoptoni në faqen zyrtare www.streheza.tirana.al. Njihuni me të gjithë kushtet e adoptimit dhe dhuroni dashuri për […]
Adoptoni
Faleminderit të gjithë qytetarëve që na besuan dhe zgjodhën në Strehëzën Veterinare shokun më besnik të jetës.
Për Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit
Për Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit, Strehëza Veterinare u angazhua të dhurojë ushqim për qenushë të tjerë në nevojë. Pasi vizituam @bambifoundationalbania të […]
A e dini se...?
Akita Inu është një racë e lashtë që rrjedh nga regjioni i Akita në Japoni. Kjo racë është një përfaqësues i vjetër i qenve japonezë.
Ata janë një nga racat e qenve më besnikë dhe të përkushtuar ndaj pronarëve të tyre. Një nga historitë më të njohura të një Akita Inu është ajo e Hachiko-s. Ky qen u bë i famshëm pasi priste çdo ditë në stacionin e trenit për pronarin e tij, edhe pas vdekjes së tij.
Akita Inu janë të njohur për kujdesin e tyre ndaj fëmijëve. Ata mund të jenë shumë të durueshëm dhe të kujdesshëm kur janë në prani të fëmijëve, duke i trajtuar ata si anëtarë të familjes së tyre.