Strehëza Veterinare në shërbim publik të katërputroshëve të Tiranës.

Ndihma juaj është gjithmonë e mirëpritur

Strehëza Veterinare është një strehë publike e administruar nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ku qentë endacakë :

  • Trajtohen
  • Vaksionen 
  • Sterilizohen

Pasi ju jepet përkujdesje dhe dashuri nga ana e stafit të veterinerëve qenushat janë gati të adoptohen nga ju me përgjegjësi. Kujdes! Strehëza nuk shërben si hotel për qenushat me pronar. A do të jetë shtëpia e tyre e re, e juaja?!

Po kërkon një qenush?

Qëllimi ynë është të gjejmë shtëpi të qëndrueshme për kafshët që janë nën kujdesin tonë. Mëso më shumë sesi të adoptosh një mik të ri.

ADOPTO , MOS BLI !

Bruno
Dejzi

Stela
Tobi
Jack

Fushata

A e dini se...?

Akita Inu është një racë e lashtë që rrjedh nga regjioni i Akita në Japoni. Kjo racë është një përfaqësues i vjetër i qenve japonezë.

Ata janë një nga racat e qenve më besnikë dhe të përkushtuar ndaj pronarëve të tyre. Një nga historitë më të njohura të një Akita Inu është ajo e Hachiko-s. Ky qen u bë i famshëm pasi priste çdo ditë në stacionin e trenit për pronarin e tij, edhe pas vdekjes së tij.

Akita Inu janë të njohur për kujdesin e tyre ndaj fëmijëve. Ata mund të jenë shumë të durueshëm dhe të kujdesshëm kur janë në prani të fëmijëve, duke i trajtuar ata si anëtarë të familjes së tyre.